Organizuar nga Federata Atletike e Kosovës në Prishtinë është zhvilluar Maratona jubilare e 25-të Ndërkombëtare Prishtina 2025.

Në këtë garë pjesëmarrës ishin 1203 atletë dhe atlete nga 40 shtete të botës. Edhe kësaj radhe si edhe herave të tjera mbizotëruan përfaqësuesit nga Kenia duke i fituar në të dykonkurrencat në garën kryesore .


Në konkurrencën e meshkujve fitues doli, Kimaiyo Kiptoo Chrdrack , kurse në atë të femrave ngadhënjeu, Sang Chelangat.

Nga garuesit e Kosovës, më zë dalluarit ishin Titon Mamusha që dolli i pari në Gjysmë Maratonë 21 km. Edhe në 10 kilometra, Gresa Bakraçi doli i para, kurse ndër meshkuj në këtë disiplinë. Albion Ymeri ishte i dyti./Telegrafi/