LAJMI I FUNDIT:

Kim merr vendimin të mos bëjë më fëmijë, ndërsa kujton vonesën 10 ditëshe në vendosjen e emrit të djalit të dytë

Kim merr vendimin të mos bëjë më fëmijë, ndërsa kujton vonesën 10 ditëshe në vendosjen e emrit të djalit të dytë

Kohët e fundit ajo zbuloi se katër fëmijë ishin të mjaftueshme për të.

Dhe Kim Kardashian është këmbëngulëse që ajo është e mjaftuar me të pasurit fëmijë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


“Një shtëpi prej katër vetësh është e egër … por e plotë”, tha ylli, 38 vjeçe, në emisionin “The View” të premten.

Prezantuesi Joy Behar atëherë parashtroi pyetjen: “A do të thotë kjo se nuk do të ketë më fëmijë ?” Për të cilën Kim u përgjigj duke thënë: “Absolutisht jo më”, me një të qeshur.

“Unë i dua shumë fëmijët e mi, por katër është gjithçka që unë mund të trajtoj me sa jam e zënë dhe secili nga fëmijët e mi kërkon kaq shumë vëmendje”, tha ajo në rrjetet sociale.

Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj

Kim ka katër fëmijë me burrin e saj Kanye West, dhe çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre më të vogël, Psalmin, vetëm disa muaj më parë.

Kim Kardashian West (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Çifti janë prindër të vajzave: North, gjashtë vjeçe, dhe Chikagos, 19-muajshe, si dhe djemve: Saint, tre vjeç dhe Pslam, katër muajsh.

Kim zbuloi se ata u morën 10 ditët me çështjen e emrit të fëmijës së tyre të fundit.

Ylli shpjegoi se prindërit kanë maksimum dhjetë ditë për ta emëruar fëmijën e tyre pas lindjes, dhe megjithëse kishin një listë, kështu ata pritën deri në minutën e fundit për ta pagëzuar djalin e tyre Psalmin.

Kim Kardashian West (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Kim shpjegoi në emision: “Në mëngjes u zgjova dhe Kanye [West] ishte duke punuar dhe unë isha e zënë me listën tonë dhe kështu i thirra të gjitha motrat dhe ato më thanë: Çfarë jeni duke bërë deri tani?”

Për fat të mirë, motrat më të reja Kylie dhe Kendall Jenner ishin në dispozicion. “Kishim vetëm një orë kohë” tha ajo, duke treguar se koha për vendosjen e emrit të djalit po iu mbaronte.

“Kylie dhe unë po vibronim me të njëjtin emër dhe kështu ne vendosëm në korridor që ta pagëzojmë djalin me emrin Psalmi”, shpjegoi Kim Kardashian, teksa thotë se Kendall nuk mori pjesë në vendosjen e emrit, dhe nuk ishte plotësisht dakord me këtë emër. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori