LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj

Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj
Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian West (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Kim Kardashian nuk dëshiron që motra e saj, Kourtney të shkelë në terrenin e saj të modës.

Në një promo të re të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, bukuroshja 38 vjeçare, akuzon motrën e saj për vjedhjen e stilit të saj, duke e akuzuar se ajo me qëllim angazhon stilistët që t’i stilojnë të njëjtat veshje si të motrës së madhe, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.

Ndërsa u përpoq të zgjedhë një veshje për festën e ditëlindjes së saj, me ndihmën e motrës së saj Khloe, 40-vjeçararja Kourtney u shfaq bashkë me motrën e madhe, Kim e cila i thotë: “Pse vazhdon të zgjedhësh të gjitha rrobat e njëjta?”

Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e di se për çfarë po flet. Unë kurrë nuk jam veshur si ti … Unë vishem krejtësisht ndryshe nga Kim”, u përgjigj Kourtney.

Në rrëfimin e saj, Kim u shpreh se sa e vështirë është të mbash raporte me të gjithë stilistët në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të huazojë veshje nga koleksionet dhe arkivat e tyre të reja; ajo gjithashtu tha që Kourtney nuk e “kupton këtë pjesë” si duhet.

Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian West (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Kur Kim fajësoi stilistin e Kourtneyt, Dani Michelle, për rezervimin e të gjitha veshjeve nga një stilist i veçantë, Kourtney mbrojti punonjësin e saj.

“Ne kemi pamje krejtësisht të ndryshme. Nuk po përpiqem të kopjoj stilet tuaja. Por nëse zgjedhim të njëjtin stilist, ti nuk mund të më ndalosh të vishem nga ai”, kishte thënë Kourtney. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori