LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shndërrohet në bionde dhe shfaqet me veshjen e Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” – humbi mbi shtatë kilogramë për t’u përshtatur në fustanin e ikonës së filmit

Kim Kardashian shndërrohet në bionde dhe shfaqet me veshjen e Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” – humbi mbi shtatë kilogramë për t’u përshtatur në fustanin e ikonës së filmit

Kim Kardashian i është përkushtuar në maksimum pamjes së saj në Met Gala.

Në eventin e vitit 2022 të hënën (2 maj), ylli televiziv shkëlqeu me të njëjtin fustan mahnitës që Marilyn Monroe kishte veshur për t’i kënduar “Happy Birthday” Presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Dhe ndërsa thjesht të vinte fustanin në duart e saj ishte mjaft e vështirë. Kardashian, 41 vjeç, i tha prezantuesit LaLa Anthony , se ajo humbi mbi shtatë kilogramë (16 pounds) për tre javë në përgatitje për ngjarjen e mbushur me yje.

“Ky është fustani i Marilyn Monroe. Është gjashtëdhjetë vjeç. Ishte si të përgatitesha për një rol”, tha Kardashian, e cila gjithashtu i zbardhi flokët bionde platin dhe kishte veshur një pallto të bardhë për të kompletuar pamjen, tha për përkushtimin e saj për t’u transformuar në Monroe.

Ajo gjithashtu shtoi se skuadra e Ripley “nuk besonte” se ajo mund ta bënte atë, por “sfida” e bëri atë edhe më të përkushtuar, shkruan DailyMail.

Kim natyrisht nuk është i panjohur për sakrificën për Met. Në vitin 2019, ajo mori mësime frymëmarrjeje në mënyrë që të vishte fustanin e “Thierry Mugler” dhe nuk ishte në gjendje të ulej ose të përdorte banjën gjatë gjithë natës.

Fustani vezullues i Marilyn-it me rruaza është dizenjuar nga “Jean Louis” dhe është ekspozuar në muzeun “Ripley’s Believe It or Not” në Orlando, pasi e blenë atë nga Ankandi Julien për 4.81 milionë dollarë.

Gjithashtu u zbulua se Kim e veshi fustanin vetëm për disa minuta, pasi u shndërrua në një kopje të fustanit sapo kishte kaluar në tapetin e kuq, për t’u siguruar që ai të mos dëmtohej brenda festës së “Met Gala”.

Legjenda thotë se veshja ishte aq e ngushtë, sa Marilyn duhej të qepte në fustan para performancës së saj për Presidentin.

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2022
Lexo po ashtu Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2022

Në një intervistë të gjerë, Kim vuri në dukje se ideja për të veshur fustanin i erdhi në shtator të vitit të kaluar.

“Mendova me vete, çfarë do të kisha bërë për temën amerikane nëse nuk do të kishte qenë pamja Balenciaga?

“Cila është gjëja më amerikane që mund të mendoni? Dhe kjo është Marilyn Monroe”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tregoi se asaj iu deshën 14 orë për të zbardhur flokët për këtë rast. Ndërsa Kardashian gjithashtu dukej se kishte vështirësi në ngjitjen e shkallëve , ajo u ndihmua nga i dashuri Pete Davidson , i cili kishte veshur një kostum “Dior” të zi dhe këmishë të bardhë, teksa përshtati dukjen me një palë syze dielli të zeza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori