LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian riktheu një nga veshjet ikonike të artistes së ndjerë, Aaliyah në festën e ditëlindjes së 42-të

Kim Kardashian riktheu një nga veshjet ikonike të artistes së ndjerë, Aaliyah në festën e ditëlindjes së 42-të

Kim Kardashian u vesh me një kostum të njohur të modës nga historia e kulturës pop për një nga eventet e saj të ditëlindjes.

42-vjeçarja u pa me kostum të ngjashëm “Dolce & Gabbana” që shihej në videoklipin e artistes Aaliyah “Try Again” në vitin 2000.


Biondja joshëse veshi kostumin e ngjashëm teksa planifikonte të kalonte një natë në Las Vegas përpara se udhëtimi i saj me avion privat të anulohej për shkak të kushteve të vështira të motit.

Në videon e yllit të ndjerë të pop-it, ajo kishte në pjesën e qafës një skedë të zezë dhe rreth me ngjyrë argjendi të varur prej saj.

Ndërkohë ajo e Kimit kishte një medaljon të madh kryq që ishte zbukuruar me gurë me shkëlqim.

Pjesë të tjera të veshjes së saj vinin në dukje ngjashmëri me ato të Aaliyah, si grimi i syve dhe pjesa qendrore që ndan flokët e tyre të gjatë në mes.

Kardashian e ka stiluar pamjen e saj me flokë të lirshme që i rridhnin poshtë shpinës dhe ajo zgjodhi një palë pantallona të gjatë me kristal që përputheshin me pjesën e sipërme.

Nëna e katër fëmijëve e kishte kopjuar veshjen e njëjtë të artistes edhe për Halloween në vitin 2017.

Në atë kohë, ajo mori reagime të ashpër pasi zgjodhi që të veshje veshur si një grua me ngjyrë.

Komente negative e shtyu atë të kërkonte falje në aplikacionin e saj, e cila tha: “Pashë në internet që disa njerëz menduan se kostumi im ishte pa shije dhe më vjen vërtet keq nëse kjo ofendoi dikë”.

“Kur po krijoja kostumin, nuk isha veshur si një racë apo kulturë, por si një grua që do ta admiroj gjithmonë”, kishte shpjeguar Kim atë kohë.

Pjesa ikonë i sytjenave është nga arkivi i shtëpisë së modës, me të cilëm Kardashian bëri një shfaqje të përbashkët në pistën e “Dolce & Gabbana” muajin e kaluar.

Kim gjithashtu veshi një version me ngjyrë të zezë të sytjenave të ngjashme prej rrjetë ndërsa promovoi partneritetin e saj me stilistët në shtator.

Në fillim të këtij viti Kim riktheu edhe një tjetër veshje ikonike, atë të Marilyn Monroe në Met Gala.

Ky moment i modës u prit me kritika të ashpra nga njerëzit që mendonin se fustani nuk duhej të ishte veshur më pas aktores së ndjerë.

Të tjerë e akuzuan yllin e realitetit televiziv për dëmtimin e fustanit të veçantë, por Ripley’s Believe It Or Not – pronarët që mban fustanin e Monrore, më vonë këmbëngulën se nuk i ishte bërë asnjë dëm nga ylli televiziv. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Kalo në kategori