LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian: Nuk doja një lidhje me Pete Davidson, vetëm marrëdhënie intime

Kim Kardashian: Nuk doja një lidhje me Pete Davidson, vetëm marrëdhënie intime

Duke qenë se e mbajti të fshehtë lidhjen me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson nga familja e saj – Kim Kardashian më në fund tregoi se përse e ndoqi komedianin duke shtuar se gjithçka kishte të bënte me seksin.

Ylli televiziv, 41-vjeçar, e pranoi se nuk po kërkonte për një romancë kur filloi lidhjen me 28-vjeçarin, por që po shikonte për një anë tjetër – për marrëdhënie intime.


Madje la të kuptohet se është marrëdhënia më e mirë e jetës së saj, duke theksuar që është thjesht ‘njeriu më i mirë’ që ka takuar, në episodin e ri njëherësh të tetë “The Kardashians”.

Foto: Hulu

Kim fillimisht ka folur për Pete pasi dëgjoi një bisedë që kishte nipi i saj, Mason me North në makinën e tyre, të cilën më vonë ia tregoi nënës së saj, Kris Jenner.

Kim Kardashian thotë se do të hante jashtëqitje çdo ditë nëse kjo do ta bënte të dukej më e re
Lexo po ashtu Kim Kardashian thotë se do të hante jashtëqitje çdo ditë nëse kjo do ta bënte të dukej më e re

“Dëgjova bisedën e tyre dhe Mason më tha, “A mund të më lësh në studion e Travis?”.

“E dëgjova duke i thënë Northit”, “E di, të bësh një njerk nuk është aq keq. Ata nuk janë këta njerëz të këqij siç i shihni në filma”, i tha Kim – Krisit.

Foto: Golfphotos.com

Kim i tha Kris se mënyra se si Mason po fliste me North i jepte asaj ndjenjën se “çdo gjë do të funksiononte” për Kourtney dhe Travis.

Ajo shton në rrëfim: “Mendoj se pasi dëgjova këtë bisedë me Mason dhe North, dhe sapo dëgjova se si po shkon mirë me Travisin dhe thjesht duke dashur të ketë dikë tjetër pranë, mendoj se në rregull ka shpresë. Një ditë do të kem dikë që do të vijë dhe do të shoqërohet me fëmijët, duke lënë të kuptohet për të dashurin Pete Davidson”.

Në mungesë të tij - Kim Kardashian bën inicialet e Pete Davidson në thonjtë e saj teksa merr pjesë në dasmën e motrës Kourtney
Lexo po ashtu Në mungesë të tij - Kim Kardashian bën inicialet e Pete Davidson në thonjtë e saj teksa merr pjesë në dasmën e motrës Kourtney

Në vazhdimin e bisedës, e ëma i tha Kimit se është mirë të provosh diçka të re përfshirë një romancë të re me Davidson.

Foto: Hulu

Bukuroshja e famshme u pajtua me këtë dhe tha: “Absolutisht”, siç thotë Kris fëmijët, “nuk mund ta përballojnë këtë” dhe ata “dëgjojnë gjithçka” dhe Kim këmbëngul se ajo “nuk do të thoshte kurrë asgjë të keqe” për Kanye para fëmijëve.

“Unë bëra skicën me Pete në Saturday Night Live dhe më pas kur u puthëm në skenë, ishte thjesht një moment kur thashë duhet të provoj diçka më ndryshe”, tha ajo.

“Por Pete nuk erdhi në festën time. Kështu që disa ditë më vonë, e telefonova producentin në SNL dhe i thashë: “Hej, a e ke numrin e Petes?”. Dhe ata ishin si ‘Po’, shpjegoi Kim.

Foto: Getty Images

‘I shkruaj atij. As që po mendoja, ‘O Zot, do të jem në një lidhje me të’, shtoi Kardashian që vërteton se i ka shkruar e para.

Romanca e çiftit u bë publike në fillim të muajit mars, pas divorcit nga Kanye. /Telegrafi/

Foto: Hulu
Foto: Hulu

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori