Kim Kardashian kërkon nga Azerbajxhani që të ndërpresë përdorimin e forcës ndaj armenëve

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, është deklaruar me rastin e luftës së armatosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në regjionin Nagorno-Karabah.
Bukuroshja me origjinë armene ka kërkuar nga Azerbajxhani që ta ndërpresë menjëherë përdorimin ofensiv të fuqisë kundër popullit armen.
Njëherësh, ajo ka kërkuar ndërprerjen e ndihmë ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Azerbjaxhanin.
Nuk ka munguar edhe paralajmërimi i Kim për Turqinë që “të ndërpresë dërgimin e armëve dhe luftëtarëve në Baku".
Kardashian konsideron se politikanët ndërkombëtarë dhe diplomatët duhet të ndërhyjnë për ta penguar eskalimin e mëtutjeshëm të situatës dhe tragjedinë potenciale. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































