LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian duket e mërzitur dhe jo në disponim pas ndarjes, nëna e saj thotë se ‘nuk e di si po mundet që ta përballojë gjithë atë stres’

Kim Kardashian duket e mërzitur dhe jo në disponim pas ndarjes, nëna e saj thotë se ‘nuk e di si po mundet që ta përballojë gjithë atë stres’

Kim Kardashian është parë natën vonë në McDonald’s në Calabasas, Los Angeles, të martën në mbrëmje.

Kjo paraqitje vjen pasi nëna e saj, Kris Jenner diskutoi shqetësimin e saj për vajzën e saj në premierën e sezonit të 20-të të “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit të saj nga burri Kanye West.


Kim dukej e zhytur në mendime ndërsa dilte nga restoranti i famshëm e veshur me një kostum sportiv, shkruan DailyMail.

Ylli i spektaklit i kishte lënë flokët e saj tëzinj të lëshuara lirshëm, ndërsa i shtoi pamjes pak shkëlqim me një makijazh të lehtë.

Ajo gjithashtu mbante maskë mbrojtëse të fytyrës.

Kim dukej e mërzitur dhe jo në disponim të mirë ndërsa largohej nga restoranti i famshëm i ushqimit me një kuti kartoni me patate të skuqura brenda, dhe më pas u bashkua me një nga truporjet e saj.

Ndarja e çiftit Kardashian-West u zbulua në janar para se Kim të kërkonte divorcin muajin e kaluar, duke çuar në reperin 43 vjeçar në gjendje të atillë, sa që ata të komunikonin vetëm përmes sigurimit dhe ndihmësve.

Duket se super ylli po lufton me pasojat e ndarjes ndërsa nëna e saj Kris diskutoi shqetësimet e saj në episodin e regjistruar paraprakisht, i cili u transmetua të enjten.

Në emision, Kris u pa duke biseduar për fundin e martesës së Kimit me vajzën Kourtney, 41 vjeçe, në një shtëpi që kishin marrë me qira në Malibu ndërsa ajo tha: “E di që ajo nuk dëshiron të flasë për këtë në kamera, por unë thjesht ndjehem sikur ajo po lufton pak”.

Kourtney këmbënguli se motra e saj Kim ‘nuk mund të lundronte e vetme në zhytjen e ndarjes’, ndërsa pritet që ajo të luftojë për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe, dhe Psalm, 22 muajsh.

Kris u shpreh për divorcin e vajzës së saj të madhe duke thënë: “Unë nuk e di se si po e përballon stresin e të gjitha këtyre gjërave”.

Ajo gjithashtu diskutoi për ndarjen e Kimit edhe në një bisedë në ‘The Kyle And Jackie O Show’, duke thënë: “Unë mendoj se gjithmonë do të jetë e vështirë, në çdo kohë…e dini, ka shumë fëmijë”.

“Gjëja e mirë për familjen tonë është që ne jemi aty për njëri-tjetrin dhe mbështetës dhe e duam njëri-tjetrin shumë, shumë – kështu që gjithçka që dua është që ata dy fëmijë të jenë të lumtur. Dhe unë dua që fëmijët të jenë të lumtur. Ky është qëllimi”, ka thënë nëna e motrave Kardashian-Jenner.

Episodi i së enjtes gjithashtu hulumtoi ekuilibrin delikat që Kim mbante midis prindërve dhe ndjekjes së një diplome juridike, ndërsa fëmijët vizituan babanë e tyre në Wyoming.

Duke folur para kamerës, ajo tha: “Kjo është gjëja më e vështirë për mua, të jem larg fëmijëve, por unë duhet të përkushtohem vërtet dhe ta bëj atë”.

Kim muajin e kaluar bëri kërkesë për divorc nga reperi pas një martese gjashtë-vjeçare, duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Në paraqitjen e saj të divorcit më 19 shkurt, Kim përmendi ndryshime të papajtueshme për ndarjen, duke theksuar se ata kanë një marrëveshje para-martesore.

Dokumentet e divorcit të Kimit u paraqitën nga avokatja Laura Wasser dhe thuhet se nuk rendisin një datë të saktë të divorcit, përkundrazi duke pretenduar se data ‘do të përcaktohet’.

Më vonë u raportua se çifti po komunikojnë vetëm përmes stafit të sigurimit, pasi Kanye ndryshoi numrin e tij për të ndërprerë kontaktet me Kimin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori