LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian akuzohet për ‘photoshop’ në një fotografi familjare të realizuar për Krishtlindje

Kim Kardashian akuzohet për ‘photoshop’ në një fotografi familjare të realizuar për Krishtlindje
Familja Kardashian-Jenner (Foto: Instagram)

Fansat janë duke e akuzuar Kim Kardashianin se ka postuar një tjetër foto me ‘photoshop’.

Themeluesja e “Skims” ndau një sërë imazhesh të hënën në Instagram, ku u shfaq me nënën e saj, Kris Jenner dhe motrat Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner, nga festa që organizuan për Krishtlindje.


Ndërkohë që shumë fansa vlerësuan pamjen festive të brezit, disa përdorues të rrjeteve sociale me sy shqiponjë zbuluan se disa nga fotot dukeshin të shtrembëruara dhe të modifikuara shumë.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Në lidhje me një fotografi në të cilën familja Kardashian-Jenner pozuan së bashku me fustane të kuq, nudo e të bardhë, disa njerëz pyetën se përse këmbët e Kendall dukeshin të edituara, e madje u aludua se të gjithë u përfshinë në këtë.

Kim Kardashian merr vëmendjen me kostumin e leopardit, teksa thekson linjat e trupit
Lexo po ashtu Kim Kardashian merr vëmendjen me kostumin e leopardit, teksa thekson linjat e trupit

“Pse pse? A është kaq e vështirë të bëni një foto së bashku? A nuk është më e vështirë të editoni secilin prej tyre? Kjo familje është interesante”, tha një ndjekës.

“Fytyra e Khloe është totalisht e bërë me photoshop”, tha një tjetër.

Familja Kardashian-Jenner (Foto: Instagram)

“Të gjithë duket se janë bërë me photohop”, komentoi një i tretë.

Edhe pse Kim, 42 vjeçe, nuk ka reaguar, kjo nuk është hera e parë që ajo akuzohet për ndarjen e imazheve të redaktuara në rrjetet sociale.

Familja Kardashian-Jenner (Foto: Instagram)

Kim ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin e saj, Kanye West. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori