Kim Kardashian sërish ka rrëmbyer vëmendjen kur në rrjetet sociale fansat kanë zbuluar se ajo po përdor kokainë.

Një selfie e postuar në Instagramin personal, nga Kim Kardashian, ka nxitur debat të madh mes fansve të saj.


kim 1 1 Kokaina në tavolinën e Kimit

Njëri prej tyre arriti të dallojë dy njolla pluhuri të bardhë, të cilat nxitoi t'i quante "viza kokaine" dhe akuzoi Kim-in si konsumatore të saj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i saj në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar aty dy viza pluhuri, si sheqer i mbetur nga konsumi 8i karameleve.

kim 2 Reagimi i Kim...

"Unë nuk luaj me thashetheme ndaj dua ta mbyll këtë të fundit, menjëherë dhe shpejt. Ai është pluhur sheqeri, i mbetur aty nga rrëmuja jonë gjatë konsumit të karameleve të blera në 'Dylan Candy shop'", shkroi Kim Kardashian në Twitter.

kim 3

Ndërkohë është mësuar se Kim ka vizituar këtë dyqan ëmbëlsirash, të dielën, ku edhe është fotografuar, së bashku me njërën nga vajzat e saj, 4 vjeçaren North. /TCH/Telegrafi/