LAJMI I FUNDIT:

KidsTap: Të shtunën fillon kuizi më ri për fëmijë, me një moderatore simpatike e shumë të dashur për publikun

KidsTap: Të shtunën fillon kuizi më ri për fëmijë, me një moderatore simpatike e shumë të dashur për publikun

Tara është një vajzë që e duan shumë fëmijët. Me flokë ngjyrë ari e sy të kaltër, Tara ka bërë për vete publikun qysh nga fëmijëria e hershme. Tani ajo do të jetë moderatore e kuizit më të ri për fëmijë, KidsTap.

KidsTap po fillon të shtunën në ora 12:00. Regjistrimi veçse është i hapur, klikoni këtu për t’u regjistruar.
KidsTap është kuizi më i ri në platformën e re gjirafaKIDS, platformë e dedikuar vetëm fëmijëve, me fokus në argëtimin dhe edukimin e tyre.
gjirafaKIDS do të mbushet vazhdimisht me materiale të reja për fëmijë si: seriale, kuize, lojëra, filma, emisione argëtuese, emisione edukative etj.


Si fillim, gjirafaKIDS lanson KidsTap që fillon në mesditën e të shtunës. KidsTap është kuiz interaktiv i krijuar nga Gjirafa dhe Save the Children, ku do të ketë tema të rëndësishme për fëmijë, 10 pyetje me nga 4 alternativa, e shumë argëtim për fëmijët e të gjitha moshave.
Moderatorja e këtij kuizi ka emrin Tara, një vajzë tashmë e njohur për publikun, nga rolet e saj të ndryshme në emisione e seriale për fëmijë. Ajo do të udhëheqë KidsTap dhe do t’i parashtrojë pyetjet, që ju të përgjigjeni.

Në KidsTap mund të fitoni tituj të ndryshëm si:

Superhero – Titull për të gjithë lojtarët e KidsTap
Gjenial/e – Titull për vendin e parë në KidsTap
Fantastik/e – Titull për vendin e dytë në KidsTap
Brilant/e – Titull për vendin e tretë në KidsTap

Pra, regjistrimi është i hapur. Që të luani KidsTap të shtunën, ju duhet patjetër të regjistroheni. Regjistrimi mbetet i hapur deri në fillim të lojës, pra të shtunën në ora 12:00.
Hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar janë këto:

– Hyni në gjirafaKIDS.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “KidsTap
– Nese nuk jeni regjistruar, duhet te regjistroheni për t’u bere pjese e quizit.
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Regjistrimi është i hapur dhe ju mund të regjistroheni nga tash duke klikuar këtu.

Lojë të këndshme!

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori