eksperti-banner

Këngëtarja Kida është mjaft aktive dhe e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Ajo ka paralajmëruar për ndjekësit projektin e saj më të ri muzikor, që do të jetë gati për publikun së shpejti.


Kida madje ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram edhe një pjesë të këngës së re, përmes një videoje të shkurtër të publikuar nga vetura e saj.

kida 129812530 703690040508664 2893257447172176789 n

Ndërkohë, ajo po komentohet edhe për paraqitjet e përditshme atraktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri.

kida 130445780 1082434855605728 5480937000243191605 n

Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrën e verdhë, teksa njëkohësisht edhe i ka prerë ato në stilin ‘bob’.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, shumica prej të cilëve ishin komplimente për ndryshimin e saj të ri. /Telegrafi/

kida 130269812 3499729143446624 7600026499219874684 n