Pas angazhimeve me koncertet të shumta gjatë sezonit veror, Kida këto ditë ka nisur pushimet.

Këngëtarja e mirënjohur përkundër që po pushon në një vend bregdetar, ka vazhduar të jetë aktive për fansat e saj në rrjete sociale.


Edhe sot (e enjte), këngëtarja ka postuar disa imazhe të reja ku shihet në veshje të ndryshme dhe tejet atraktive.

304823220 445620907523094 3489938318412266072 n 1 Foto: Kida/Instagram

Në disa foto, Kida theksoi linjat trupore në bikini ngjyrë rozë, teksa në të tjera u pa me bikini të zeza dhe me një mini-fund me ngjyrë të verdhë.

Për të vazhduar me një veshje sportive, bluzë ngjyrë kafe dhe me pantallona të shkurtër të gjelbër dhe kapele të zezë “Prada”.

304193368 150799484259234 4414757801423571778 n 1 Foto: Kida/Instagram

Ndërkohë, të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e admiruesve të saj sipër imazheve.

Ndryshe, kujtojmë që Kida gjatë verës erdhi me një bashkëpunim të radhës me këngëtarin, Butrint Imeri “AM/PM” që u prit mirë nga ana e fansave dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 24 milionë klikime. /Telegrafi/

303296743 1698843560485068 1354691812083564419 n 1 Foto: Kida/Instagram

302400695 622380169242965 9198394323527106247 n 1 Foto: Kida/Instagram

302444255 2944533942515925 1343167189898210730 n 1 Foto: Kida/Instagram