Këngëtarja e njohur, Kida, është ndër më të dashurat për audiencën e gjerë.

Ajo ka rezultuar të jetë mjaft aktive në rrjete sociale, ndërsa po ofron pamje ku shihet se ka ndryshuar tërësisht stilin.


Bukuroshja brune në një postim në Instagram, ka risjellë imazhe nga seti fotografik që e ka realizuar.

kida 123244125 391284848983669 5019479929084751591 n (Foto: Instagram)

Kësaj radhe ajo është parë me një xhaketë që u zbulonte shpinën, derisa flokët i ka mbajtur gërsheta.

Në imazhin e fundit, Kida ka bërë një veprim që jo shpeshherë jemi mësuar ta shohim. Artisja u pa duke ndezur një cigare, teksa shikimin e kishte drejt kamerës.

kida 123140097 722003951735257 2160132085843104952 n (Foto: Instagram)

Derisa po pëlqehen mjaft shumë nga ndjekësit, “Edhe Sa” mbetet projekti i saj i fundit. /Telegrafi/

kida 123261873 643732516312529 4777850634727662479 n (Foto: Instagram)