LAJMI I FUNDIT:

Momenti emocionues kur Kida realizon ëndrrën e vajzës me aftësi të veçanta

Momenti emocionues kur Kida realizon ëndrrën e vajzës me aftësi të veçanta
Kida (Foto: Instagram/duatetebejtelumtur.tch)

Dashuria për jetën, forca dhe këmbëngulja për ta jetuar atë si gjithë të tjerët ishin në qendër të historisë që mbylli emisionin e kësaj të shtunë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Stelës e cila që në fëmijëri ishe diagnostikuar me spina bifida, një sëmundje e cila i kishte sjellë probleme në të ecur.

Familja e saj ishte përpjekur që Stela të shërohej dhe të ishte si gjithë të tjerët. Ata e kishin dërguar për kurim edhe në Greqi, por fatkeqësisht nuk kishte pasur sukses – bën të ditur Top Channel.

Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve, Stela nuk ishte dorëzuar, madje iu kishte dhënë forcë dhe kurajë dhe prindërve të saj. Ajo gjithmonë kishte luftuar që të realizonte ëndrrat e saj, ku një ndër to ishte që të bëhej këngëtare dhe të performonte në një skenë të madhe.

Për të realizuar këtë dëshirë të saj dhe për t’i thënë Stelës që do t’i qëndronte gjithmonë pranë, nëna e saj, Violeta, kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo iu drejtua Stelës me këto fjalë: “Mami do të jetë gjithmonë pranë teje, por nuk e di se si të kam lënë që të jetosh vetëm. Në momentin e parë që nuk ndihesh mirë, unë do të vij direkt tek ti. Të dua shumë!”.

Misionit të mamasë për të realizuar këtë ëndërr i ishte bashkuar edhe këngëtarja e mirënjohur dhe tepër e dashur për publikun shqiptar, Kida, e cila ishte dhe një ndër artistët më të pëlqyer të Stelës.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë i këngëtares) e ndihmoi Stelën që të realizonte dëshirën që kishte, duke performuar së bashku me të hitin “Rikthejm na” dhe e ftoi që ta këndonin përsëri drejtpërdrejt në një nga koncertet e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori