Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, së shpejti pritet të bëhet nënë, ndërsa pritet të sjellë në jetë binjakët e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotosesion nga shtatzënia, duke kapur kështu një moment kulminant në jetën e saj.


Përmes përmes një videoje të përbërë nga disa fotografi, Xhuli pozon me barkun e rrumbullakosur, e veshur me të brendshme të zeza.

Ish-banorja dhe biznesmenia i ka bashkëngjitur postimit edhe një shkrim emocionues, në të cilin ka përshkruar rrugëtimin e saj drejt mëmësisë.


“Gjithmonë e kam ditur se jam e fortë dhe e fuqishme, por kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të arrija në këtë pikë—duke mbajtur brenda meje dy bebe të bukura dhe duke u ndier më e fuqishme se kurrë”, ka shkruar Xhuli.

“Ka diçka vërtet magjike në krijimin e jetës. Sot ndihem si një perëndeshë. Dy zemra që rrahin brenda meje, dy shpirtra të vegjël që rriten brenda meje dhe një forcë që nuk e dija se e kisha. Jam kaq krenare për gruan që jam bërë”.

Xhuli pritet që së shpejti të sjellë në jetë binjakët e saj. Ajo ka vendosur që lindjen ta bëjë në Zvicër dhe pritet ta dokumentojë këtë moment edhe në serinë e saj, “Eagle Queen”.