Kida po e përmbyll një vit të suksesshëm, por ajo ka ende tjera projekte të planifikuara për të publikuar pa përfunduar viti 2021.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka finalizuar punën për albumin e ri muzikor.


“Orchide” mban titullin albumi që do të publikohet sonte në ora 23:59, teksa këngëtarja feston ditëlindjen e 24-të pikërisht nesër më 21 dhjetor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar menaxheri i këngëtares, Enis Fetahu.

Ndërkohë, këngëtarja gjatë ditëve të fundi ka sjell nga një pjesë të shkurtër të këngëve që do të përfshihen në album.

kida 269279322 136066415480930 3282154437481565381 n 1 Foto: Kida/Instagram

Përveç kësaj, bashkë me albumin, Kida pritet të publikoi këngën “Mo jo” bashkë me videoklip.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Ike”, qëe u publikua në fund të tetorit dhe deri tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/