Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur si Kida, vazhdon të jetë në trend me stilin.

Bukuroshja kohëve të fundit është parë të eksperimentojë në masë të madhe me dukjet, ndërsa pëlqehej shumë nga fansat në atë mënyrë.


Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kida ka ndarë disa imazhe të tjera ku është parë më ndryshe.

kida 119647202 4440737352664153 3822226955374698943 n (Foto: Instastory)

Ajo ka vendosur që pasi bëri flokët bionde, të shtojë edhe një ngjyrë të lezetshme, e që është ajo rozë.

Me këtë stil të ri, ajo ka realizuar edhe disa fotosesione, të cilat po komentohen nga 1.7 milionë ndjekësit e saj.

kida 119210635 640336703127376 5327524542481104208 n (Foto: Instastory)

Vlen të përmendet se ajo është duke shijuar suksesin e këngës “Edhe Sa”, e cila deri më tani ka arritur 5.9 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/