Këngëtarja e njohur, Kida edhe gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë aktive dhe angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.

Por, krahas kësaj ajo nuk e lë anash as pushimin dhe relaksimin para fillimit të sezonës verore që njihet si një periudhë tejet e ngarkuar për artistët.


Edhe së fundmi, Kida ka sjell disa imazhe teksa shihet duke e shijuar kohën e lirë pranë bregdetit , ndërsa ekspozoi linjat tërheqëse.

kida 281163675 415138313790510 7832077291273142427 n Foto: Kida/Instagram

Krijuesja e hitit “Drunk” pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, aksesor ari dhe syze dielli po ashtu me ngjyrë të zezë.

“Ditë e lumtur”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve teksa dukje joshëse dhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.

kida 280977144 167638175645417 53535987407998027 n Foto: Kida/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja pak kohë më parë ka ardhur me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm me reperin, Ledri Vula.

Dyshja lansuan këngën “T’du” që tashmë është kthyer në hit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime në kanalin e YouTube.

kida 279915485 467842998452528 2049545087388928429 n Foto: Kida/Instagram

Kujtojmë gjithashtu se Kida në fund të vitit të kaluar publikoi edhe albumin e parë në karrierë “Orchide” që po ashtu u mirëprit nga fansat. /Telegrafi/