Kështu nis rrëfimin revista "Kicker" për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha. Mesfushori kosovar e dëmtua në ndeshjen kontrolluese kundër Maccabi Haifas dhe iu nënshtrua operimit të meniskut.

28-vjeçari, shkaku i lëndimit i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjen eliminatore kundër Portugalisë, kurse nuk u aktivizua as me Danimarkën e as Serbinë që u ndërpre në minutën e 41-të.


Trajneri Andre Breitenreiter dhe drejtori Michael Born po mbajnë shpresa për shpërthimin e Mehës në Bundesligë, i cili së fundi i është bashkuar ekipit pas lëndimit të rëndë. Edhe pa yllin e tij, Paderborni ka treguar rezultate të mira në Bundesligë.

Të dielën do të luajë para tifozëve të vet kundër Hertha Berlinit. "Jam i gatshëm", tha mesfushori 173 centimetra i gjatë, raporton Koha. "Po besoj se në këtë ndeshje do të kem minutazh më të madh, pasi lëndimin e kam lënë pas vetes".

Deri më tani, Meha ka zhvilluar vetëm 13 minuta në Bundesligë kur u inkuadrua nga banka e rezervistëve kundër Borussia Moenchengladbachut.

Po ashtu edhe trajneri i Paderbornit ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në përbërje dhe kundër Herthas gjasat janë të mëdha që Meha të luajë prej minutës së parë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app