LAJMI I FUNDIT:

Khedira: Sulmuesi më i miri Harry Kane

Khedira: Sulmuesi më i miri Harry Kane

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala nuk kanë arrit ta bindin Sami Khediran.

Mesfushori gjerman, Sami Khedira mendon se sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Harry Kane është më i miri aktualisht në pozitën e tij.


Por, argjentinasit kanë mundësi ta demantojnë bashkëlojtarin në përballjen e së martës, ku Zonja e Vjetër do të ketë përballë “Gjelat” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Kam përshtypjen se Kane mund të jetë sulmuesi më i mirë aktualisht. Tottenhamin e kam ndjekur shumë si ekip sepse ka një mbrojtje të pathyeshme dhe një repart mesfushe të klasit botëror”.

“Sulmi i tyre është i rrezikshëm. Gjatë përballjes me ta ne do të kërkojmë pikë në favorin tonë. Ne besojmë se do ta marrim këtë pikë duke parë që ata janë të rinj dhe pa përvojë në garë”.

“Spursat, gjithsesi mbeten një nga skuadrat më të mira në Angli dhe Europë, ndaj do të duhet t’i kushtojmë vëmendje”, tha reprezentuesi gjerman.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 68 paraqitje për kampionët italian, ku ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori