LAJMI I FUNDIT:

Khedira drejt largimit nga Juventus, në bisedime me Dortmundin

Khedira drejt largimit nga Juventus, në bisedime me Dortmundin

Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi pas pesë viteve e gjysmë të kaluara në Torino.

Mesfushori gjerman ka mbetur jashtë fushave për disa muaj, ndërsa është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

33-vjeçarim ka kaluar lëndimin dhe tanimë është vërshuar nga oferta, kryesisht nga kampionati gjerman.

Borussia Dortmund po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi tanimë kanë biseduar me agjentët e tij.

Sport Bild ka raportuar se bisedimet janë duke shkuar mirë dhe brenda janarit mund të kemi zyrtarizimin e Khediras te Dortmundi.

Reprezentuesi gjerman tani do të zgjidhë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Juventusin, kontratë e cila skadon në qershor të këtij viti.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe VFB Stuttgart e RB Leipzig në Bundesliga, si dhe West Ham United e Everton në Ligën Premier, por dëshira e tij është të vesh fanellën e Dortmundit ku do të zëvendësojë të lënduarin Axel Witsel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori