LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov injoron Jon Jones duke zgjedhur një luftëtar tjetër si më të mirin në planet në UFC

Khabib Nurmagomedov injoron Jon Jones duke zgjedhur një luftëtar tjetër si më të mirin në planet në UFC

Ish-kampioni i padiskutueshëm i UFC-së, Khabib Nurmagomedov ka treguar zgjedhjen e tij për luftëtarin më të mirë në botë.

Khabib e di saktësisht se çfarë duhet për t’u bërë më i miri absolut nga më të mirët, pasi ishte vet mbret i UFC-së.


Si njëri nga luftëtarët më me përvojë dhe më të suksesshëm që ka luftuar ndonjëherë në tetëkëndësh, njerëzit ulen dhe dëgjojnë kur Khabib flet, kështu që vlerësimi i tij për luftëtarin më të mirë në botë ‘kile për kile’ sigurisht që ka peshë.

Renditja e re në UFC pas pensionimit të Khabibit – në listë gjenden më të mirët e të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Renditja e re në UFC pas pensionimit të Khabibit – në listë gjenden më të mirët e të gjitha kohërave

Jon Jones aktualisht është në krye të renditjes së UFC-së, por kjo nuk është e mjaftueshme për Khabib.

Të dielën, ai postoi një fotografi në Instagramin e tij privat me Kamaru Usman dhe aty zbuloi se kush është më i miri sipas tij.

“Me luftëtarin më të mirë në botë kile për kile. Usman”, ka shkruar Khabin në postimin e tij.

Ndryshe, kampioni i peshave të mesme, Usman ka 19 fitore nga 20 lufta dhe është njëri nga superyjet më të nxehtë në UFC tani.

Usman aktualisht është duke u përgatitur për një ndeshje ndaj rivalit të urryer, Covington, me të cilën do të jetë një rimeç nga ngjarja e UFC 268 në Nju Jork.

Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut të çmendur Masvidalin
Lexo po ashtu Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut të çmendur Masvidalin

Dyshja janë në rrugë për të rinovuar rivalitetin e tyre në Madison Square Garden më 6 nëntor.

Jones, ndërkohë, do të kthehet në tetëkëndësh vitin e ardhshëm për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme të pagesës me UFC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori