LAJMI I FUNDIT:

Khabib nuk dukej i penduar para bashkëkombësve të tij: Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz

Khabib nuk dukej i penduar para bashkëkombësve të tij: Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz
Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images/Twitter)

Khabib Nurmagomedov e mposhti Conor McGregorin në raundin e katërt në kuadër të ‘UFC 229’ në garën për titullin në kategorinë e peshave të lehta, ndërsa më pas shpërthyen incidentet.

Në fund të meçit, luftëtari nga Dagestani doli nga tetëkëndëshi për të sulmuar një prej pjesëtarëve të ekipit të irlandezit. Nga ana tjetër, McGregor u sulmua nga anëtarët e stafit të Nurmagomedov duke pësuar disa lëndime.


Momenti i triumfit të Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor (Photo by Harry How/Getty Images/Guliver)

Këto veprime mund t’i kushtojnë Khabibit me një gjobë të madhe në para dhe me suspendim afatgjatë.

Lajmet për Khabib
Lexo po ashtu Lajmet për Khabib

Në konferencën për shtyp pas incidenteve, Nurmagomedov kërkoi falje për veprimet e tij, mirëpo në kthimin e tij në shtëpi, duke folur para stadiumit të mbushur Anzhi Arena në Dagestan, ai ka lënë të kuptohet se nuk i vjen vërtet keq për atë që ndodhi.

“I jam lutur Zotit për një gjë, të më lënë vetëm në kafaz me këtë kloun. E kam kërkuar çdo ditë këtë. Jam lutur që të mos kemi lëndime, të arrinim peshën dhe në fund të mbylleshim në atë kafaz”.

“Sepse shumëçka ishte thënë jashtë atij kafazi, ndërsa unë kam thënë se porsa të mbyllet dera e tetëkëndëshit, nuk do të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia”, citon RT fjalët e Khabibit.

I lirë nga ndjenja e pendimit dhe duke folur para bashkëkombësve të tij, dukej qartë se 30-vjeçari nuk është i gatshëm t’ia falë McGregorit ofendimet për popullin e tij, ndërsa mendon se dalja nga tetëkëndëshi ishte e arsyeshme.

Lajmet për McGregor
Lexo po ashtu Lajmet për McGregor

“Gjëja e parë që desha t’ia tregoja është dallimi ndërmjet popullit tonë dhe popullit të tij. Ne e dimë historinë tonë, paraardhësit tanë dhe nëpër çfarë ka kaluar populli jonë. Asgjë nuk mund të na thyejë”.

“Dhe për atë që ndodhi më pas, disa thonë se kam gabuar, të tjerët thonë se e kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz. Dhe ua tregova këtë”, ka deklaruar Nurmagomedov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori