LAJMI I FUNDIT:

Khabib ka humbur vetëm dy raunde në gjithë karrierën e tij si i pamposhtur në UFC

Khabib ka humbur vetëm dy raunde në gjithë karrierën e tij si i pamposhtur në UFC

Gjatë gjithë karrierës së tij në UFC, Khabib Nurmagomedov kishte humbur vetëm dy raunde.

Ende nuk e kishte marrë vetën nga vdekja e babait të tij, megjithatë dagestanezi arriti që të mposht Justin Gaethjen në UFC 245.


Ylli i sportit të arteve marciale të përziera njoftoi pas fitores së tij të 29-të në karrierë se po pensionohej nga MMA, shkaku i premtimit që i kishte dhënë babait të tij tashmë të ndjerë.

Khabib Nurmagomedov me hapa konkret pas pensionimit nga UFC – fansat e tij të entuziazmuar
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov me hapa konkret pas pensionimit nga UFC – fansat e tij të entuziazmuar

‘The Egale’ e ka dominuar komplet kategorinë e peshave të lehta, që kur debutoi në janar të vitit 2012 kundër Kamal Shalorus.

Khabib gjatë karrierës së tij ka luftuar për 60 raunde, derisa vetëm dy i kishte humbur, një rekord i jashtëzakonshëm.

Khabibi u pensionua nga UFC, mirëpo kushëriri i tij Usman Nurmagomedov është edhe më i frikshëm - rekordi flet më mirë për të
Lexo po ashtu Khabibi u pensionua nga UFC, mirëpo kushëriri i tij Usman Nurmagomedov është edhe më i frikshëm - rekordi flet më mirë për të

Raundi i parë i humbur ishte ai ndaj Conor McGregorit kur ishin përballur në tetor të vitit 2018, edhe pse e kishte fituar duelin në kuadër të UFC 229 në Las Vegas.

Raundi tjetër që e kishte humbur ishte nga përballja e tij e fundit me Gaethjen, pasi në të parin kishte një paraqitje më të kujdesshme, duke lënë kundërshtarin që ta sulmonte.

Por, sikurse irlandezi, edhe Justin Gaethje e pësoi, me dagestanezin që e shijoi fitoren e 29-të në karrierë. /Telegrafi/