LAJMI I FUNDIT:

Këto janë fjalët e Icardit pas fitores ndaj Juventusit

Këto janë fjalët e Icardit pas fitores ndaj Juventusit

Mauro Icardi thotë se Juventusi është një nga ekipet e tij të preferuara për t’i shënuar gol, teksa paralajmëroi se Interin duhet gjithmonë të luaj kështu dhe të rrit performancën.

Derby d’Italia ishte një takim emocionues në Giuzzeppe Meazza, me Juventusin që kaloi në epërsi me Stephan Lichtsteiner, teksa rezultati u rikthye me golat e Mauro Icardit dhe Ivan Perisicit për t’i siguruar Interit fitoren.


“Në qoftë se do kishim luajtur çdo ndeshje si kjo, do të kishim sukses të madh. Juventusi është një ekip i madh, kështu që këto ndeshje janë të fundit për ne”, ka deklaruar Icardi për Mediaset Premier pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Interi mposht Juventusin me rikthim (Video)
Lexo po ashtu Interi mposht Juventusin me rikthim (Video)

Frank de Boer ka qenë nën presion të madh, por Icardi ka treguar pjekuri të madhe në komentet e tij pas ndeshjes.

“Është e vështirë për trajnerët në futboll. Ata na mësojnë gjëra, por ne jemi ata që bëjmë hapa në fushë dhe kanë për ta vënë atë në veprim. Është gjithmonë trajneri i cili dënohet, por që nga fillimi De Boer na dha uri të madhe, na tha t’i bëjmë presion të lartë dhe ne kemi arritur atë”.

De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët
Lexo po ashtu De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët

“Juventusi është një nga skuadrat e mia të preferuara për t’i shënuar gola. Megjithatë, ne nuk mund të luajmë vetëm një lojë të mirë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori