LAJMI I FUNDIT:

De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët

De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët

Fitorja e Interit 2-1 në derbin e Italisë ndaj Juventusit e ka kënaqur jashtë mase trajnerin Frank De Boer, i cili është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, ku e ka veçuar Mauro Icardi.

Frank De Boer ka nënvizuar se fitorja e sotme në derbi ndaj Juventusit, ishte meritë e futbollistëve dhe frytë i punës disa javore që kanë bërë si grup.


“Natyrisht ne kemi punuar shumë dhe unë kam besim në këtë ekip. Ne sapo kemi filluar se bashku dhe lojtarët tani kanë filluar ta kuptojnë idenë time dhe këtë e kanë dëshmuar sot. Edhe pse ishim në disavantazh, ne nuk e kemi humbur kontrollin dhe kemi luftuar deri në minutën e fundit”, deklaroi De Boer pas ndeshjes.

Interi mposht Juventusin me rikthim (Video)
Lexo po ashtu Interi mposht Juventusin me rikthim (Video)

“Juventus ka pasur shanset e tij, është një ekip fantastik, por në fund ne e kemi merituar fitoren. Ky rezultat na jep besim, por unë dua që të njëjtën frymë ta shoh edhe ndaj Empolit dhe Bolognas”.

“Me këtë lojë në i japim kënaqësi edhe tifozëve sepse ata duan që të na shohin kështu në çdo ndeshje”.

Inter 2-1 Juventus, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Inter 2-1 Juventus, notat e lojtarëve (Foto)

“Icardi ka bërë një paraqitje me të vërtetë fantastike duke luftuar për çdo top ashtu sikurse edhe të gjithë të tjerët. Jemi mbyllur shumë mirë në mbrojtje dhe ata nuk kanë mundur ta shërbejnë Dybalan ashtu siç kanë dëshiruar”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori