LAJMI I FUNDIT:

Këtë gol të Kylian Mbappes nuk duhet ta humbisni: Superylli i Francës vazhdon me gola të jashtëzakonshëm, kësaj radhe edhe ndaj Finlandës

Këtë gol të Kylian Mbappes nuk duhet ta humbisni: Superylli i Francës vazhdon me gola të jashtëzakonshëm, kësaj radhe edhe ndaj Finlandës

Kylian Mbappe ka shijuar një ecuri të shkëlqyer në nëntor me Francën dhe goli sot ndaj Finlandës.

Superylli i Paris Saint-Germain ishte i jashtëzakonshëm gjatë fitores së fundit 8-0 të Francës në shtëpi ndaj Kazakistanit, ku sulmuesi shënoi katër nga golat e kësaj fitoreje.


Paraqitja e Mbappes atë natë ishte aq e mirë sa ai fitoi vlerësimin (10) nga L’Equipe, gjë që as i madhi Cristiano Ronaldo nuk e ka arritur ende në karrierën e tij.

Fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë” po mahniti tifozët e futbollit edhe një herë në fitoren 2-0 të Francës ndaj Finlandës në kualifikimet e Kupës së Botës 2022 të martën në mbrëmje.

Pas një pjese të parë pa gola, Les Bleus hapën rezultatin vetëm pas një ore lojë me Karim Benzema, po ashtu në formë. Mbappe asistoi në golin e lojtarit të Real Madridit.

Mbappe gjeti rrjetën në minutën e 76-të në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ish-lojtari i AS Monaco shfaqi një ritëm të jashtëzakonshëm për të lënë pas një lojtar finlandez pranë vijës së gjysmës së rrugës, përpara se të fluturonte në zonë dhe të gjuante topin me stil në këndin e largët.

Ritmi i Mbappe në krah ishte vërtet i frikshëm dhe as përfundimi nuk ishte i keq, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori