Këta pesë artikuj assesi nuk bën t’i piqni në furrë shporeti: Nuk i përballojnë temperaturat e larta dhe humbin shijen!
Në disa raste vetëm mund ta prishni artikullin e mirë dhe të shëndetshëm me teknikën e gabuar të përgatitjes apo kombinimin me shije të tjera në kufij të ngrënshmërisë
Perceptimi i shijes bie kur temperatura e ushqimit ngrihet mbi 35 gradë Celsius, sepse nervat dërgojnë sinjalin që po ndodh diçka potencialisht e rrezikshme. Madje edhe nëse e ndiejmë shijen, nuk i kushtojmë edhe aq shumë kujdes, transmeton Telegrafi.
Studimi i cili ka hulumtuar mënyrën në të cilën e përjetojmë shijen e ushqimit të ngrohtë dhe të ftohtë tregon që e përjetojnë në mënyrë të ndryshme shijen e djathit të shërbyer në 5 gradë Celsius, 12 gradë Celsius C dhe 21 gradë celsius.
Shkencëtarët e patën më të vështirë të vlerësonin shijen e djathit më të ngrohtë. Ndryshimin e shijes mundemi më së miri ta ndiejmë në shembullin e akullores e cila duke u shkrirë bëhet gjithnjë e më e ëmbël, ndërsa birra ka shije më të hidhur.
Për të hulumtuar ndikimin e ngrohjes në disa shije, shkencëtarët në mënyrë alternative u kanë dhënë kandidatëve që të hanë ushqim të ngrohtë dhe të ftohtë. Hulumtuesit kanë arritur deri në përfundimin që ngrohja në majë të gjuhës krijon përshtypjen e së ëmblës, ndërkaq ftohja shije të njelmët apo të thartë.
Avokadoja
Këtë pemë tropikale duhet të ta mbani larg nga zjarri dhe ta hani të freskët”, konsiderojnë gjellëbërësit. Sa më shumë që të ngrohet, aq më shpejt do të humbë strukturën e ftohtë dhe të dallueshme krematoze. Me zierjen e dytë apo pjekje humb bukurinë e ngjyrës dhe bëhet e qullët dhe nuk është joshëse.
Salmoni i tymosur
Edhe pse mund të përballojë përpunimin e shkurtër termik, nuk do të duhej ta fërgoni në tavë me patate apo makarona dhe ta piqni në furrë. Gjellëbërësit e nxehin pak në tigan apo në fund të recetës. Me pjekje thahet dhe bëhet i fortë.
Majoneza
Majoneza përgatitet nga të verdhët e vezës dhe vajit dhe përse të mos e linim të tillë – të ftohtë. Natyrisht që nxehtësia e bukës së nxehur apo patates nuk pengon, mirëpo më mirë është të shmangni të shtoni majonezë në biskota, marinada apo ushqime të cilat përgatiten gjatë. Pos që mund të ndryshojnë strukturën, vështirë që do të gjeni ushqim me shije të përsosur në majonezën e cila vlon shumë.
Kastravecët turshi
Thartirat që ngrenë ushqimin, pastrojnë qiellzën dhe hapin shije të tjera më mirë është t’i merrni me shtesën e uthullës apo lëngut të limonit, sepse ashtu do të keni ushqim të shijshëm. Vetëm mendimi në kastravecët e vegjël turshi shumicës së njerëzve u zgjon asociacione pozitive, andaj mbani sa më larg furrës.
Sallata e gjelbër
Sallata në temperaturë të lartë thahet dhe humb strukturën e butë. Ndërkaq ju me siguri nuk dëshironi t’ia prishin shijen e mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre