Si një vend i vogël, me numër relativisht të madh artistësh, konkurrenca në vendin tonë në këtë fushë është e madhe.
Dëgjojmë çdo ditë emra të rinj që i bashkohen botës së showbizit, të talentuar ose jo, me shpresën se jeta e tyre do të jetë më e thjeshtë, argëtuese dhe do të gjenerojë të ardhura të mëdha.
Fundja kush nuk do të këndojë për qejf dhe njëkohësisht të fitojë para për ta bërë këtë? Por në momentin që fusin këmbët në këtë industri, këto ëndrra dhe iluzione thyhen për t’i lënë vend realitetit: Përpos talentit dhe sjelljes skenike që duhet të tërheqë publikun, nëse nuk ke një skuadër të mirë menaxhimi dhe disa koncerte në xhep gjatë sezonit të verës, ti do të përfundosh si një artist i varfër.
Dhe në Shqipëri ka shumë! Edhe pse në tekstet e këngëve të reperave shqiptarë flitet për shuma të mëdha parash, makina, femra, seks, alkool dhe drogë, një pjesë e mirë e tyre stepen përpara detyrimeve në fund të muajit. Dhe këtë e kanë pranuar vetë ata, artistët shqiptarë që ne i shohim në ekran, në rrugë, tek kafja e lagjes, që jetojnë si të gjithë ne.
Diçka të tillë e ka pranuar bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha në një intervistë dhënë rreth 1 vit më parë. Në përpjekje për të shpjeguar pse nuk mund të ketë një fëmijë tjetër, Roberti tha ‘se nuk kishte mundësi’. “Nuk ka bankë në Kosovë ku unë të mos kem kredi. Njerëzit mendojnë se jetojmë si mbretër, por nuk është siç duket,”- është shprehur ai në intervistën ‘Me Shukin’. Pas shkëputjes nga ‘Max Production’ Ronela Hajati pranoi në emisionin ‘Oktapod’ se do të ndërpriste përkohësisht karrierën muzikore ‘sepse nuk kishte lek’.
“Unë kam kaluar një verë pothuajse pa koncerte fare, absolutisht që gjërat në muzikë bëhen me një bazë financiare, sepse ndryshe nuk të merr askush përsipër. Dhe derisa të vijë ai moment që unë të kem mbledhur lekët e nevojshme, do të rikthehem me këngë dhe klip shumë të mirë.” Pas letrës prekëse të aktorit të ndjerë të humorit, Veli Rada, ku i shfajësohej të bijës që nuk i bleu një dhuratë për Krishtlindje, ‘sepse nuk kishte asnjë lek në portofol’, edhe këngëtarja Rozana Radi reagoi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Çfarë trishtimi.
Kujt i kërkoj një arsye pse artistët shqiptarë janë kaq të varfër? Ikën, ikën të gjithë! Na pasuruan me artin e tyre dhe morën me vete dhimbjen. Çfarë shteti jemi? Ku i lamë artistët tanë? Nuk dua të jem më artiste.” Por nëse për këngëtarët është më e thjeshtë të gjenerojnë të ardhura, kryesisht ata kosovarë paguhen më kënaqshëm dhe emra të tjerë të njohur në Shqipëri që fitojnë shuma të mëdha parash në koncertete e tyre (përmendim këtu Noizy-n që ka deklaruar se mbrëmjen e Vitit të Ri është paguar 25 mijë euro për të performuar në një lokal nate, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Gena, Artjola Toska, Aurela Gaçe etj), për aktorët është shumë e vështirë. Shfaqjet teatrale që realizohen në Shqipëri janë të pakta në numër, për të mos folur për industrinë e varfër të filmit.
Situatën e vështirë e kanë dëshmuar edhe vetë aktorët, madje edhe ata që na shtyjnë të shohim shfaqje në teatër. Olta Gixhari u shpreh e penduar në intervistën e saj të fundit me Ermal Mamaqin që ka zgjedhur aktrimin. “Po pra kot, pse u bëra aktore unë? Bëhet aktor njeriu në Shqipëri? Pyetja është pse e kuptova kaq vonë. Po unë do iki, nuk rri më këtu, nuk më pëlqen më Shqipëria fare…Thonë që do rregullojnë godinën (e teatrit), shumë mirë bëjnë. Po ato rrogat do t’i ngrenë ndonjëherë?” tha Gixhari.
Letra e shkruar nga i biri i Romir Zallës në një detyrë në shkollë, ku përshkruan shkurtimisht të atin, tregon gjithashtu situatën e vërtetë të artistëve në vendin tonë. “Babai im quhet Romir. Mbiemrin e ka Zalla. Ai është aktor i famshëm, por lekë nuk ka shumë. Ai punon te Portokallia, por tani jo më,” shkruante djali i aktorit në letrën e publikuar prej tij, që bëri xhiron e internetit. Edhe pse industria e muzikës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më selektive dhe audienca po ndërgjegjësohet për të njohur dhe përkrahur artistët me më shumë potencial, ka ende nga ata që ende nuk e kanë kuptuar ‘sekretin’ e pagave të majme dhe duhet të mendohen dy herë përpara se të nxjerrin një klip të ri. /Revista Anabel/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Olivia Rodrigo dhe Paris Hilton shkëlqejnë në ansamble argjendi ndërsa Dixie D’Amelio mahnit me fustan rozë, në Los Angeles

Taylor Swift dhe Beyonce duken mahnitëse teksa pozojnë së bashku në premierën e filmit “Renaissance”: Jam ftuar në Londër Mbretëresha

Kate Winslet tregon për lidhjen e veçantë që kishte me Leonardo DiCaprio, teksa xhironin Titanikun

“E kanë parë familja e vet videon”, Santiana në gjendje të rënduar emocionale pasi i dashuri nuk i dha sinjal

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Intervista e Edona James në emisionin serb rikthehet në qendër të vëmendjes pas nëntë vjetësh: Nuk ndihem shqiptare, më pëlqejnë burrat serbë

Santiana tregon se si e kishte rrahur një djalë të sëmurë nga zemra, dhe nga stresi kishte pësuar shenja në trup

Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Kaderi dhe Blerando sjellin humor në shtëpi me imitimin e Bucit dhe Veronës

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024