LAJMI I FUNDIT:

Kessie mund të largohet në janar nga Milani

Kessie mund të largohet në janar nga Milani

Mesfushori Franck Kessie thuhet se mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit, me Paris Saint-Germain dhe Liverpool të interesuar për lojtarin.

Ylli i Bregut të Fildishtë e sheh kontratën e tij të skadojë në qershor të 2022, kështu që, duke filluar nga janari i ardhshëm, ai mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me ndonjë klub tjetër përpara një lëvizje falas në verë.


Milani thuhet se i ka ofruar Kessiet një marrëveshje të re prej 6.5 milionë euro në vit, por ish-lojtari i Atalanta ka kërkuar një kontratë prej 8 milionë eurosh.

Kessie – Milan, 1,5 milionë i ndajnë nga marrëveshja për kontratë të re
Lexo po ashtu Kessie – Milan, 1,5 milionë i ndajnë nga marrëveshja për kontratë të re

Prandaj, sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po shqyrtojnë pranimin e ofertave për 24-vjeçarin në janar, për të mos e parë atë të largohet falas si Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Ulje-ngritjet e Kessiet gjatë muajve të parë të sezonit gjithashtu bindin Milanin të marrë në konsideratë një shitje për ish-lojtarin e Atalanta.

Liverpooli e do Kessien, Milani kërkon Alcantaran në shkëmbim
Lexo po ashtu Liverpooli e do Kessien, Milani kërkon Alcantaran në shkëmbim

Takimet e ardhshme me agjentin e lojtarit, George Atangana, do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Kessie dëshiron të qëndrojë në Milano ose po kërkon një largim gjatë verës.

PSG dhe Liverpool thuhet se janë të interesuar për 24-vjeçarin dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të kuptuar se çfarë i rezervon e ardhmja mesfushorit. /Telegrafi/