Tashmë kanë rrjedhur pamjet e para të fanellës së re të Barcelonës për sezonin 2017/18, që janë projektuar nga Nike.

Në foto shihet një model, ku mjekra e të cilit ngjan me atë të Leo Messit, duke pozuar me fanellat e reja.


Ato janë më ndryshe se sa të kaluarat, ndërsa mësohet se në to do të jetë edhe sponsori i ri Rakuten.

Për dallim nga e kaluara fanella është më e kaltër dhe vijat e kuqe janë më të holla.

Barcelona për sezonin e ardhshëm pritet të bëjë shumë ndryshime edhe në skuadër, që nga trajneri e deri te lojtarët. /Telegrafi/

dresat 1

dresat 2

dresat 3

dresat 4

telegrafi sport app