Kampionët e Ligës Premier angleze, Leicester City, kanë parakaluar në rrugët e qytetit duke festuar së bashku me tifozët titullin e parë kampion të këtij kampionati 132 vite pas krijimit.

Në fillim të kampionatit kjo skuadër kishte një koeficient 5000 që mund të fitonte kampionatin në bazë të parashikimeve, ndërkohë që e mbylli sezonin 10 pikë më tepër se Arsenali i vendit të dytë, duke fituar 23 nga 38 ndeshjet e sezonit.


Ndërkohë sulmuesi i Leicester, Vardy është golashënuesi i dytë i këtij kampionati me një gol më pak se sa fituesi i “Këpucës së Artë” Harry Kane i Totenham-it që shënoi 25 gola.

I gjithë suksesi i kësaj skuadre ishte i projektuar nga trajneri italian Klaudio Ranieri, i cili ka falënderuar skuadrën për kurajën dhe shpirtin që dhanë në fushën e lojës.

leicester 1

leicester 2

leicester 3

leicester 5

leicester 6

leicester 7

leicester 10

leicvester 4

liecester 8

liecester 9

telegrafi sport app