LAJMI I FUNDIT:

“Kështu duket një grua kur shpëton nga një marrëdhënie toksike”, Miley Cyrus u ‘rilind’ pas divorcit teksa gëzon suksesin në ‘Grammy Awards’

“Kështu duket një grua kur shpëton nga një marrëdhënie toksike”, Miley Cyrus u ‘rilind’ pas divorcit teksa gëzon suksesin në ‘Grammy Awards’
Foto: Miley Cyrus/Instagram

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” të këtij viti, Miley Cyrus ishte në qendër të vëmendjes, duke mahnitur të gjithë me vetëbesimin, buzëqeshjen dhe trupin e saj të formësuar.

Ajo fitoi çmimin “Grammy” në dy kategori “Incizimi muzikor më i mirë i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”, për hitin e saj të vitit të kaluar “Flowers”, i cili u bë himni definitiv për gratë e lira dhe të lumtura.


Fansat janë të bindur se ajo i kushtoi këtë këngë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth, shkruan Klix.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Kënga “Flowers” u publikua më 13 janar, në ditëlindjen e Liamit, dhe teksti duket se përmban referenca për lidhjen e tyre të trazuar dhe momente të pakëndshme të çiftit në tapetin e kuq të eventeve të famshme.

Taylor Swift dhe Miley Cyrus rrisin shikueshmërinë e "Grammy Awards" - shfaqja shënon rekordin më të madh të shikimeve që nga viti 2020
Lexo po ashtu Taylor Swift dhe Miley Cyrus rrisin shikueshmërinë e "Grammy Awards" - shfaqja shënon rekordin më të madh të shikimeve që nga viti 2020

Liam shpesh e kufizonte Mileyn gjatë daljeve të tyre të përbashkëta dhe i bënte vërejtje përpara fotografëve për sjelljen e saj.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

“Veshja. Trupi. Vetëbesimi. Kështu dukesh kur të shërohesh pas një ndarjeje të tmerrshme”, “Kështu duket dashuria ndaj vetes”, “Patjetër një performancë për të cilën do të flitet gjatë”, “Çdo grua pas daljes nga një marrëdhënie toksike”, janë disa nga komentet nën fotografitë në profilin e saj në Instagram.

Gjithashtu, duke zgjedhur një fustan të artë në klipin e këngës, Miley ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me thashethemet se Liam e tradhtoi atë.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Sipas fansave, pothuajse një fustan identik kishte veshur aktorja Jennifer Lawrence në premierën e filmit “The Hunger Games”, në të cilin luajti edhe Liam dhe përflitet se pikërisht gjatë xhirimeve të këtij filmi, ai e tradhtoi Mileyn me Jenniferin.

Megjithatë, tani këngëtarja ka treguar se duket më mirë dhe më e kënaqur se kurrë dhe ka fituar çmimin e parë “Grammy” në karrierën e saj. Shumë fansa i kanë kërkuar gjithashtu që të zbulojë se cilat ushtrime dhe regjim ushqimor e kanë ndihmuar të arrijë një trup kaq të përsosur. /Telegrafi/

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori