LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket kur inteligjenca artificiale krijon fotografi

Kështu duket kur inteligjenca artificiale krijon fotografi

Fabian Stelzer së fundmi bëri një test duke krahasuar tre gjeneratorë të ndryshëm të AI (inteligjencës artificiale) që transferojnë tekstin në fotografi. Këto janë DALL-E, Midjourney dhe Stable Diffusion.

Stelzer postoi rezultatet në profilin e tij në Twitter, ku shpjegoi procesin e përdorur.

Kjo përfshin dhënien e udhëzimeve identike për secilën makinë dhe përdorimin e një raporti pamjeje 1:1.

Vihet re se Midjourney ka një stil të qëndrueshëm, më të errët në krahasim me dy AI-të e tjera. Nga ana tjetër, DALL-E 2 dhe Stable Diffusion gjenerojnë imazhe shumë më realiste.

Gjithashtu, ndërsa Midjourney nuk është në gjendje të krijojë një foto fotorealiste, Stable Diffusion ofron rezultatet më të mira në këtë fushë.

Ka një temë të tërë në Twitter në lidhje me gjeneruesit e fotografive me AI, dhe mund ta kontrolloni atë në embed në fillim të tekstit.