LAJMI I FUNDIT:

Kështu dukej sot shtëpia ku ra një gur i madh gjatë tërmetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga i cili gjeti vdekjen një 27-vjeçare

Kështu dukej sot shtëpia ku ra një gur i madh gjatë tërmetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga i cili gjeti vdekjen një 27-vjeçare

Mediat e Bosnjë dhe Hercegovinës, përkatësisht gazetarët e tyre kanë vizituar shtëpinë në Stoca ku gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një tragjedi e madhe, ku mbeti e vdekur Elmira Sefo (27).

Kujtojmë se Sefo u vra pasi një gur i madh thuhet se ra në shtëpinë e saj.


Ajo u transferua në Spitalin Kantonal në Mostar, por mjekët mundën vetëm të konstatonin se ajo kishte vdekur.

Siç ishte raportuar, përcjell Telegrafi, një copë gur ka rënë në shtëpi përmes çatisë duke thyer tjegullat dhe për këtë ngjarje është duke u kryer edhe një hetim.

Bosnja dhe Hercegovina “po dridhej gjatë gjithë natës”, atje kishte edhe disa tërmete më të vogla
Lexo po ashtu Bosnja dhe Hercegovina “po dridhej gjatë gjithë natës”, atje kishte edhe disa tërmete më të vogla

Familjen e kanë vizituar kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq dhe anëtari i Presidencës Zheljko Komshiq.

Ndryshe, disa persona të tjerë janë lënduar nga ky tërmet në disa qytete të Hercegovinës, por askush nuk është lënduar rëndë.

Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë - është një 27-vjeçare
Lexo po ashtu Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë - është një 27-vjeçare

Pamjet dhe detajet vijnë pas tërmetit jashtëzakonisht të fortë të mbrëmshëm që tronditi Bosnjë dhe Hercegovinën, ku toka ka vazhduar të lëkundet gjatë natës me një intensitet pak më të ulët.

Siç edhe tanimë është raportuar, dridhjet janë ndier edhe në pjesën më të madhe të Dalmacisë dhe në vende si Kosovë e Mal të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori