Këshilltarja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj – Stublla, i ka reaguar sot liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi ky i fundit e ka komentuar dje dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale.
Albin Kurti e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt si të vonuar, por me arsye të gabuar.
Ndërsa, Meliza Haradinaj duke iu referuar Albin Kurtit, përemes një postimi në Facebook, ka thënë se i është gëzuar gjallërisë së tij politike, njësoj sikur Kurti i është gëzuar fatkeqësisë së Ramush Haradinajt.
Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:
“Mirëmëngjes Albin,
Gëzim i madh të paska qenë dje, për arritjen e ftesës së tretë për Hagë ndaj Haradinajt.
Kam disa dilema se cilës arsye iu gëzove më shumë:
1. Lehtësimit të situatës për ndarje dhe zhbërje të Kosovës?
Apo
2. Hapjes së rrugës për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë?
Ose
3. Largimit të Ramush Haradinajt nga diametri yt i shkurtër politik?
Albin,
Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje.
Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose t’a lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhepse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë.
Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zotdalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha.
Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…”, ka shkruar Meliza Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron