LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin

Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se qeveria gjermane e mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

E lidhur me këtë, kryeministrit shqiptar i ka reagua Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti.


Rama sërish thumbon liderët kosovarë për “Open Ballkan”: S’rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë
Lexo po ashtu Rama sërish thumbon liderët kosovarë për “Open Ballkan”: S’rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë

Zulfaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.

“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj. /Telegrafi/