Dhurata Dora ka treguar edhe një herë se është një prej yjeve femra më të pëlqyera.

Bukuroshja e cila po mbushë hapësirën e yjeve që kanë depërtuar në skenën ndërkombëtare, ka treguar se ajo është momentalisht në maje të skenës.

Dhurata Dora

Brenda katër ditësh, kënga e re “Kesh, Kesh” ka arritur një milion klikime.

Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video) Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Kënga është punuar nga Dhurata dhe Gent Fatali në tekst, kurse në muzikë të Alandyt.

Videokipi është realizuar nga Max Production.

Dhurata kështu vazhdon suksesshëm sezonin dimëror, duke qenë prej këngëtareve më të kërkuara.

Ajo mbetet ‘single’ dhe pa të dashur, e jeta e saj nuk përfolet në mediat shqiptare duke qëndruar larg spekulimeve, e më afër muzikës. /Telegrafi/