LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet precizimi i aktakuzës në rastin e Bukoshit dhe Tolajt

Kërkohet precizimi i aktakuzës në rastin e Bukoshit dhe Tolajt

Në rigjykimin e ish-sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Bujar Bukoshi,si dhe zyrtarëve të po kësaj ministrie të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata  ka kërkuar nga prokurorja e rastit që të bëjë precizimin e aktakuzës.

Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi- Jashanica tha në gjykatë se nëse nuk bëhet precizimi i aktakuzës, do ta hedhë poshtë atë.

Në këtë seancë të pranishëm nuk ishin disa prej të akuzuarve përkundër faktit se gjykata për të njëjtit kishte dërguar ftesat që të paraqiteshin në shqyrtim gjyqësor.

Arbenita Pajazitaj, Ismet Hyseni, Alban Thaçi, Imer Ajeti e Bujar Bukoshi, nuk u ishin përgjigjur ftesës për të qenë të pranishëm në këtë shqyrtim gjyqësor.

Në lidhje me të akuzuarin Bujar Bukoshi, kryetarja e trupit gjykues tha se gjykata e ka vërtetuar që ai nuk mund të paraqitet në seancë për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Kurse avokati Skender Musa, mbrojtësi i Ismet Hysenit e kishte njoftuar gjykatën se për të mbrojturin e tij sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit ka pushuar kjo çështje penale.

Sipas kryetares së trupit gjykues, duke iu referuar procesverbalit të datës 6 shtator 2017, në shqyrtimin gjyqësor të udhëhequr nga gjyqtari Valon Kurtaj, prokurorja e EULEX-it Damare Teriot është obliguar nga gjykata që ta bëjë precizimin e kësaj aktakuze sipas sugjerimeve të gjykatave të instancave me të larta dhe më pas këtë aktakuzë së bashku me shkresat e lëndës të ia dorëzonte prokurores vendore.

Ajo më pas kërkoi nga prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu që të deklarohej në lidhje me këtë aktakuzë.

Por prokurorja Fejzullahu tha se ajo nuk e ka pranuar një aktakuzë të tillë të precizuar dhe se sipas saj në po atë procesverbal të datës 6 shtator 2017, gjykata ka qenë e obliguar të presë plotësimin dhe sqarimin e aktakuzës nga ish- prokurorja e EULEX-i, e pastaj ta caktojë seancën gjyqësore.

“Në radhë të parë shqyrtimi gjyqësor nuk mund të hapet pa qenë prezent palët, në anën tjetër nga procesverbali i kësaj gjykate rezulton që gjykata ka qenë e obliguar të presë plotësim dhe sqarimin nga ish- prokurori i EULEX-it dhe atëherë të caktojë seancë gjyqësore”, tha prokurorja Fejzullahu, shkruan Kallxo.com.

Më pas trupi gjykues në krye me gjyqtaren Naime Krasniqi- Jashanica mori aktvendim me të cilin e obligoi Prokurorinë Speciale që deri në seancën e radhës ta bëjë precizimin e aktakuzës.

“Unë sot i kam ftuar të gjithë se ende nuk e di gjykata se çka është vepruar me këtë aktakuzë, pasi që prokurorja paraprake ka thënë se unë do ta përmirësoj. Unë nuk di kënd me e thirr sipas kësaj aktakuze të plotësuar apo jo nga ana e prokurorisë”, tha gjyqtarja Jashanica.

Avokati Besnik Berisha tha se me zvarritjen e kësaj çështjeje po shkelen të drejtat e akuzuarve pasi që në mesin e personave që janë ftuar nga gjykata ka edhe prej atyre të cilët janë shpallur të pafajshëm me aktgjykim të formës së prerë.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datën 5 qershor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi në bazë të aktakuzës së ngritur nga EULEX-it, akuzohej për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit.

Kurse ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, akuzohej për 12 pika të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimeve, një pikë për dhënie të ryshfetit, një për shmangie nga tatimi si dhe për pengim të të provuarit.

Ilir Tolaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë u gjet fajtor vetëm për dy pika të aktakuzës dhe atë për pikën 1.3 që është shpërdorimi i detyrës zyrtare ose autorizimit të cilën Gjykata e ndryshoi në nxitje në falsifikim të dokumenteve, për të cilën pikë u shpall fajtore edhe Arbenita Pajaziti.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Rajmonda Hyseni që të nënshkruajë dokumentet se kinse ajo ka marrë pjesë në vlerësimin e dy tenderëve emergjentë. Në fakt ajo nuk kishte marrë pjesë fare në këtë vlerësim.

Arbenita Pajaziti për këtë vepër nga Gjykata Themelore u dënua me 6 muaj burgim me kusht. Ndërsa Ilir Tolaj për të njëjtën vepër u dënua me 10 muaj burg.

Tolaj më tutje u gjet fajtor nga Gjykata Themelore për shmangien nga tatimi, vepër penale e dënueshme deri në pesë vjet burg. Për këtë ai u dënua me 9 muaj burgim.

Ilir Tolajt, Gjykata i dha një dënim unik prej 18 muajsh burgim si dhe e dënoi me gjobë prej 1 mijë eurosh. Tolajt iu ndalua ushtrimi i funksionit publik në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Arbenita Pajaziti është dënuar për pikën 1.6 të aktakuzës me 6 muaj burgim me kusht. Gjykata i shqiptoi asaj dënimin unik prej 8 muajsh me kusht duke mbikëqyrur dënimin për dy vjet, si dhe iu ndalua ushtrimi i funksionit publik në kohëzgjatje prej për 2 vjet.

Kjo pikë e aktakuzës e ngarkonte Pajazitin se ajo i kishte thënë komisionit për pranimin e mallrave që të nënshkruajnë një deklaratë të falsifikuar të pranimit të medikamenteve nga furnizuesit të cilët nuk kanë mundur ta furnizojnë MSh-në deri pas datës 21 dhjetor.

Hajrullah Fejza nga Gjykata Themelore  u dënua dy herë nga 6 muaj burg për dy vepra të kërkimit të ryshfetit. Ai mori një dënim unik prej 8 muajsh burg si dhe iu ndalua ushtrimi i funksionit publik për 3 vjet. Fejza nga viti 2010 kryente detyrën e shefit të Divizionit për Shërbime Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Fejza akuzohej nga prokuroria se në fillim të vitit 2011 i kishte kërkuar Milaim Avdullahut shumën prej 10 % nëse donte të merrte tenderin. Njëjtë Fejza kishte vepruar edhe me Fadil Lubeniqin.

Milaim Avdullahu dhe Fadil Lubeniqi, njëri pronar i kompanisë farmaceutike “Sante Pharm” dhe tjetri i asaj “Pro Pharm Helvetica” ishin palë të dëmtuara në rastin “Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët”.

Ndërsa Ish-ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi, ish-shefi i Departamentit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë Bekim Fusha, ish-drejtor i Prokurimit Zenel Kuqi dhe ish zyrtari i Prokurimit Ismet Hyseni, ishin shpallur të pafajshëm.

Pas ankesës së mbrojtjes të ushtruar në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit nxori aktvendim me anë të të cilit vendosi që rastin ta kthej në rigjykim.

Më pas Gjykata Supreme pas ankesës së mbrojtjes së Ilir Tolaj ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe atë të Apelit në atë mënyrë që ndaj Ilir Tolaj është refuzuar pika e aktakuzës për kryerjen e veprës penale shmangie nga tatimi. Po ashtu Gjykata Supreme e ka anuluar edhe dënimin në rastin e Hajrullah Fejzës, të cilin Gjykata Themelore e kishte dënuar me dënim unik prej 8 muajsh burg dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit publik për 3 vjet, si dhe rastin e ka kthyer në rivendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori