LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike

​Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës për media, ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, të dyshuarit SH.K. dhe H.D., me qëllim të prodhimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike, ashtu që në pronën e të dyshuarit SH.K., janë gjetur 540 bimë narkotike të mbjellura, të llojit ‘’Cannabis sativa’’, në gjatësi prej 20 – 50 cm.


Në këtë mënyrë dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e sipërshënuar penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori