Arabia Saudite ka ndalur atasheun ushtarak të Turqisë, me kërkesë të Ankarasë teksa ai ishte në aeroportin Dammam, ka njoftuar “Al Arabiya”.

Ky ndalim raportohet se ka lidhje me tentimin për grusht shtet në Turqi.

Mbreti Salman ka uruar presidentin e Turqisë Tayyip Erdogan për qëndrueshmërinë si lider ndaj tentimit për grusht shtet, transmeton koha.net.

“Madhëria e tij uroi Erdoganin për rikthimin e Turqisë në normalitet dhe ka mirëpritur sigurinë dhe stabilitetin e treguar si lider nga ekselenca e tij Erdogani, si dhe vazhdimin e aktiviteteve të qeverisë Turke”, thuhet në njoftimin e agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, raporton Reuters.