LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi shokët e shkollës në Instagram, ndalohet nga policia nxënësi i Gjimnazit të Shtipit

Kërcënoi shokët e shkollës në Instagram, ndalohet nga policia nxënësi i Gjimnazit të Shtipit

Një nxënës (18-vjeçar) i Gjimnazit të Shtipit, nëpërmjet Instagramit ka dërguar mesazh kërcënues, pas së cilës është ndaluar në SPB Shtip, ndërsa nga frika disa prindër kanë vendosur që fëmijët e tyre të mos i lejojnë të shkojnë në shkollë.

Nxënësi i gjimnazit të Shtipit, është ndaluar pasditen e sotme, pasi në profilin e tij nëpërmjet rrjetit social Instagram ka publikuar një mesazh kërcënues.

Pas postimit në Instagram, rasti është denoncuar në polici, ndërsa pasditen e sotme në gjimnaz kanë ardhur policët dhe kanë biseduar me gjimnazistin dhe më pas është arrestuar.


“Policët nga SPB Shtip kanë privuar B. D. (18) nga Shtipi sepse në ora 12:18 në nga shkolla e mesme në Shtip, ku është nxënës, është raportuar se në profilin e tij në Instagram ka publikuar një tekst me përmbajtje kërcënuese”, njoftuan shkurt nga MPB për ngjarjen që ka shkaktuar ankth në gjimnazin e Shtipit.

Drejtori Marjan Arsov u përpoq të rivendoste rendin në shkollë dhe u bëri thirrje nxënësve që të mos kenë frikë, por të vazhdojnë mësimin.

Jozyrtarisht, kërcënimi i referohej faktit se disa fëmijë do të arrinin maturën, e disa jo. Djali ishte i tërhequr dhe nuk kishte shumë miq në shkollë. Që nga ngjarja, disa prindër, fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollën e mesme, reaguan në panik dhe vendosën të mos i lënë fëmijët e tyre të shkojnë në mësim, pavarësisht thirrjes së drejtorit se është e sigurt të vazhdojnë mësimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

Lajme
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Lajme

"Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi", familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

Lajme
SHBA-ja kërkon përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

SHBA-ja kërkon përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Lajme
Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës

Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës

Lajme
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Kalo në kategori