LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet e sigurisë në vitin 2011

Kërcënimet e sigurisë në vitin 2011

McAfee ka njoftuar se vitin e ardhshëm pret rritje të aktiviteteve dashakeqe të cilat do të vënë në shënjestër përdoruesit e telefonave të mençur dhe pajisjeve të Apple.

Kompania për siguri softuerike McAfee pret që aktivitet dashakeqe në mot më shumë do t’i vënë në shënjestër telefonat e mençur celularë, shërbimet për shkurtim të adresave të internetit, shërbimet për gjeo-lokacione si ai Foursquare, si dhe ofertën e gjithëmbarshme të pajisjeve të Apple.


Në McAfee theksojnë se këto shërbime dhe pajisje janë bërë të popullarizuara brenda një kohe relativisht të shkurtër, dhe janë hetuar rritje e numrit të pikave të dobëta të sigurisë, sulmeve dhe humbjeve të dhënave.

Në fakt, sipas pohimeve të ekspertëve të McAfee ndoshta problemi më i madh është vetëdijesimi i përdoruesve mbi kërcënimet eventuale të sigurisë tek këto shërbime të reja nuk janë në nivelin e njëjtë sikur tek shërbimet dhe teknologjitë e vjetra. Sa për shembull, tek shërbimet për shkurtimin e adresave të internetit është shumë lehtë të fshihet lidhja nga faqet e internetit me përmbajtje dashakeqe, e përdoruesit e rrjetit Twitter janë mësuar t’i hapin ato pa menduar shumë gjatë.

Nga pikëpamja harduerike McAfee pret rritje të sulmeve në pajisje mobile, kryesisht ato të cilat përdoren në mes të rrjeteve korporatave, platformës televizive me anë të internetit si Google TV, si dhe pajisjet e bazuara në sistemet operative të Apple. /Telegrafi/