Duket me një rikthim të fuqishëm sidomos kur bëhet fjalë për mesazhin e këngës.

E kemi fjalën për këngëtaren Ori e cila sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor që mban titullin "Abuzues".


Ne mësojmë se tekstin e ka shkruar vetë artistja ku si duket ka kaluar një moment të vështirë në jetën e saj dhe tashmë bën apel te vajzat e gratë e tjera që nuk duhet të lejojnë që të jetojnë në guaskë por të çlirohen e të triumfojnë nga ata që abuzojnë me to e të jetojnë e lirë e të bukura siç janë vetë gjinia femërore.

- YouTube youtu.be

Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë dhe ka një super mesazh, fatkeqësisht të përjetuar e që edhe në këngë i jep më shumë fuqi.

Për orkestrimin dhe muzikën ajo ka bashkëpunuar me Roy Records, ndërsa klipi është i thjeshtë duke lënë më shumë rëndësinë tek mesazhi i këngës.

Ne ju ftojmë që ta dëgjoni në linkun më poshtë dhe pse jo ta bëni "share" edhe te miqtë tuaj sidomos te gratë që mund të jetë një fuqi për tu ringritur e për të jetuar të lumtura. /Telegrafi/