LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari Butrint Imeri viziton shtëpinë e Jasharajve në Prekaz (Foto)

Këngëtari Butrint Imeri viziton shtëpinë e Jasharajve në Prekaz (Foto)

Këngëtari kosovar Butrint Imeri këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, ku aktualisht është i angazhuar me punën rreth projekteve të reja.

Ndërkohë ai po shfrytëzon rastin që ditët e freskëta të pranverës t’i kalojë edhe duke vizituar vende të ndryshme të Kosovës.


Butrint Imeri pëlqen ende të luajë me "Play Station" (Video)
Lexo po ashtu Butrint Imeri pëlqen ende të luajë me "Play Station" (Video)

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë shtëpisë së familjes heroike Jashari, në fshatin Prekaz.

Ndonëse është rritur larg vendlindjes, Butrinti nuk e ka harruar asnjëherë të kaluarën e popullit shqiptar, duke u kujdesur kështu që sa herë që i jepet rasti, të bëjë homazhe tek ata që dhuruan jetën për liri. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BRs_rUqFLLA