LAJMI I FUNDIT:

Këngëtaret që u rikthyen gjatë vitit 2019: Kush u mirëprit nga publiku dhe kush pati më shumë sukses?

Këngëtaret që u rikthyen gjatë vitit 2019: Kush u mirëprit nga publiku dhe kush pati më shumë sukses?

Viti 2019 në estradën shqiptare mund të cilësohet si një vit produktiv, qoftë nga artistët e rinj apo edhe ata që kanë vite në skenë.

Mes shumë “depërtimeve” të këngëtarëve të rinj, pati edhe nga ata që me vite i munguan skenës dhe vendosën që të riktheheshin gjatë vitit 2019, duke iu servuar publikut atë që më së miri dinë të bëjnë – muzikën.


Disa me albume e disa me nga një këngë, por ia dolën mjaft mirë.

Telegrafi në vazhdim ju sjell disa nga artistet femra që iu rikthyen muzikës gjatë vitit 2019, dhe publiku i mirëpriti mjaft ngrohtë pas rikthimit.

Rona Nishliu

Rona Nishliu (Foto: Jeton Bylykbashi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, iu rikthye tregut muzikor në maj të vitit 2019, duke publikuar albumin e saj “Mindil”, me ripërpunimin e këngëve të vjetra shqipe, duke i sjell ato në një version ndryshe dhe shumë më të veçantë.

Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, se si ishte ndjenja e rikthimit pas një kohe të gjatë në muzikë me një projekt të tillë.

“Interesi për këngën e vjetër dhe ritrajtimin e saj ka ekzistuar gjithmonë, por zyrtarisht ka nisur në Gala Koncertin e RTK-së, viti 2008, ku mu kërkua interpretimi i këngës “Baresha”. Aty u ndez një dritë që më ndriçoi pastaj gjithë këto vite e më udhëzoi në këtë rrugë kaq të veçantë”, kishte treguar Rona për Telegrafin.

Linda Halimi

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Linda Halimi, vendosi t’i rikthehej edhe njëherë rrugëtimit në tregun vendor të muzikës, duke marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2019”.

Kështu në shtator, ajo prezantoi këngën e saj me titull “Want my love”, e cila u prit tejet mirë nga publiku.

Por diçka ndodhi dhe pak para se të mbaheshin netët finale të festivalit, Linda tërhoq nga “Kënga Magjike”, me arsyetimin se nuk mund të udhëtonte nga Amerika në Kosovë, për shkak të vajzës së vogël.

Leonora Poloska

Leonora Poloska (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Edhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Leonora Poloska, pati një rikthim të bujshëm gjatë vitit 2019.

Në tetor të këtij viti, ajo solli baladën e saj “S’ishte fat”, një baladë tipike e Leonorës e cila ishte punuar nga bashkëshorti i saj, Andin Randrobrava.

Në një prononcim për Telegrafin, Poloska kishte treguar emocionet e rikthimit, duke thënë se kishte ndjerë mall për skenën.

“Mbas gati shtatë viteve rikthehem me një baladë të Andin Randobravës, me tekst të Arsim Bunjakut dhe video-produksionin “Video Art”. I dedikohet dashurisë së humbur, ndaj shpresoj se publiku do ta mirëpresë. Por, nga tani e tutje do të ketë shumë projekte të reja, ju premtoj…bashkëpunime interesante e të tjera e të tjera”, ka thënë Leonora Poloska për Telegrafin.

Nora Muçaj

Nora Muçaj (Foto: Nora Muçaj/Instagram)

Rikthim në muzikës gjatë 2019-s pati edhe këngëtarja Nora Muçaj, e cila prej vitesh ishte tërhequr nga arti për shkak të përkushtimit të saj në familje.

Muçaj gjatë një interviste për Telegrafin tregoi se arsyeja e largimit të saj nga muzika ishte kujdesi ndaj fëmijëve të saj.

“Anash e lash muzikën për pak kohë për shkak se isha e angazhuar në jetën time personale – jam një nënë shumë e lumtur jetojmë dhe veprojmë në Zvicër bashkë me bashkëshortin Markun dhe fëmijët e mi”, ka thënë ndër të tjerash Nora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori