LAJMI I FUNDIT:

Kënga “You Can’t Stop The Girl” e Bebe Rexhës i kushtohet Serena Williamsit

Kënga “You Can’t Stop The Girl” e Bebe Rexhës i kushtohet Serena Williamsit
Angelina Jolie, Bebe Rexha, Serena Williams (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Disney)

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka publikuar versionin audio të këngës “You Can’t Stop The Girl”.

Kjo këngë është një prej temave muzikore të filmit “Maleficent: Mistress of Evil” dhe është pëlqyer që në ditën e parë të lansimit.


Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Ndërsa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, 30-vjeçarja ka njoftuar se projekti i saj i kushtohet tenistes legjendare, Serena Williams.

“E kam shkruar ‘You Can’t Stop The Girl’ për Serena Williams. Isha në studio një natë dhe dëgjova për të teksa shfaqej në US Open e veshur me fund të shkurtër pas kundërthënieve lidhur me veshjen e ngushtë sportive. Kështu që u frymëzova”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.

“Maleficent: Mistress of Evil” është film i Walt Disney, vazhdim i “Maleficent” nga viti 2014 me Angelina Jolie në rolin kryesor, ndërsa do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 18 tetori i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori