Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vendosi që disa çaste të mëngjesit të sotëm (e martë), t’i ndajë me fansat e saj në Instagram.

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtar e cila ndiqet nga mbi 64 milionë ndjekës, disa fotografi të reja, pak pasi u zgjua nga gjumi.


Dua dukej mjaft tërheqëse edhe në dukjen natyrale, ndërsa pozonte me këmishën e saj të natës, ngjyrë të zezë.

dualipa 1727277078562877415915691307528920669705833n

Pranë vetes, Lipa kishte një buqetë lulesh të freskëta, ndërsa duket se me gjithë kënaqësi shijonte rrezet e diellit në mëngjesit.

dualipa 1731860745144131266103574214113186660642625n

“Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu “Mirëngjesi” në gjuhën italiane.

Dua përndryshe është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në Brit Awards 2021.

dualipa 1721475063349666512966598853210462512317026n

Ajo është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’. /Telegrafi/

dualipa 17260370236289155072369452065704204985734399n