LAJMI I FUNDIT:

“Kemi ushtarë që s’flejnë”, thirrjet ekstremiste në rrjetet sociale që çuan në arrestimin e radikalit në Shqipëri

“Kemi ushtarë që s’flejnë”, thirrjet ekstremiste në rrjetet sociale që çuan në arrestimin e radikalit në Shqipëri

Shtetasi Gentian Çollaku është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK pas dyshimeve të arsyeshme të bazuara mbi prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nëpërmjet disa adresave në rrjetet sociale, jo me emrin e tij, është konstatuar se ky shtetas ka bërë postime me thirrje radikale.


Në një postim të siguruar nga rrjetet sociale në menaxhim të tij, është postuar një thënie në mbështetje të ISIS, e shoqëruar me një foto të xhihadistëve në mbështetje të Shtetit Islamik.

Bënte thirrje për sulme terroriste, arrest me burg për një person pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri
Lexo po ashtu Bënte thirrje për sulme terroriste, arrest me burg për një person pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri

“Nëse nuk ndalen së luftuari ndaj nesh, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë”, shkruhet në foto.

Hetimi në lidhje me rastin ka nisur nga SPAK në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, të cilët i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg’’.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori